Pamje nga bombardimi në spitalin e Mariupolit

Forcat ruse bombarduan një spita materniteti dhe spital për fëmijë në Ukrainën jugore, thanë autoritetet atje të mërkurën, një sulm i përshkruar nga presidenti i vendit Volodymyr Zelensky si një “mizori”.
Sulmi i raportuar erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një pauzë 12-orëshe në armiqësitë për të lejuar refugjatët të evakuonin një numër qytetesh, transmeton rtv21.tv.
Këshilli i qytetit të Mariupolit postoi një video të spitalit të shkatërruar në qytet dhe akuzoi forcat ruse se hodhën disa bomba mbi të nga ajri.
Zelensky përsëriti thirrjen e tij për aleancën ushtarake të NATO-s për të shpallur një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë./21Media


Back to top button