Mbahet mesha e ditës së Krishtlindjes, famullitari Qerkini: Festë e jetës

Në katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e ditës së Krishtlindjeve, e udhëhequr nga famullitari Don Agim Qerkini.

Derisa lutjet u bënë për paqe në botë, Qerkini tha se fëmijët janë ata që më së bukuri i përjetojnë Krishtlindjet.

“Kush janë ata që më së bukuri i përjetojnë festat, dhe me këtë rast festën e Krishtlindjeve, janë fëmijët. Na kujtohet edhe të gjithëve neve përvoja e kremtimit të kësaj feste kur ishim fëmijë, me sa gëzim merrnim pjesë, por nga kjo buron një gjë tjetër, të gjithë ne do të duheni me shpirtin e tyre t’i përjetojmë këto festa e t’i festojmë sepse ata janë të pafajshëm”, tha ai.

Me këtë rast, ai uroi Krishtlindjet, duke thënë se kjo festë vazhdon deri në pagëzimin e Krishtit.

“Iu uroj të gjithëve për shumë mote Krishtlindjet, Krishtlindja vazhdon si e kremte si kohë liturgjike deri në ditën e pagëzimit të Krishtit që është mesi i janarit. Në këtë frymë të keni bekimin e Zotit në jetë e në familjen tuaj. Zoti qoftë me ju”, tha ai.

Pas kremtimit të Krishtlindjeve në Katedralen “Shën Nëna Terezë” në Prishtinë, famullitari Don Agim Qerkini, uroj të gjithë besimtarët Krishtlindjet.

“Kjo festë është festë e jetës dhe siç e thashë edhe në meshën që kremtuam tashmë. Shën Nënë Tereza të gjithë jetën e sajë e vuri në shërbim të jetës dhe në këtë kuptim vet Zoti është hyj i jetës, dhe na ndihmon dhe na fton të gjithë neve, vihemi në shërbim të këtij virtyti duke vlerësuar vërtet lartë dhe vlerat tjera që i përbëjnë atë prandaj me urimet më të përzemërta uroj që paqja dhe mirëkuptimi dashuria mes njerëzve të mbizotëroje dhe që Krishti, drita e botës e princi i paqes të sjell paqe në botë mbarë”, uroi ai.

Back to top button