Mbahet takimi i Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike
Takimi fillon në ora 10:00
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) nga komuna e Vushtrrisë, mbajnë takimin e 19 të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike.
Në takim do të jenë pjesëmarrës zyrtarë nga Policia e Kosovës, anëtarët e Komitetit Lokal për Siguri Publike, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, UNDP-i, ICITAP-i, KFOR-i dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Ky takim është planifikuar të mbahet sot duke filluar në ora 10:00 në Prishtinë.