Moti në Shqipëri
Parashikimi i motit
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fusha barike me presion të lartë atmosferik e cila do të kushtëzojë mot me temperatura të larta në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.
Sot në Shqipëri moti do të jetë me diell dhe mjegull përgjatë luginave dhe vranësira të pakta në Juglindje.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 1/12°C
Zonat e ulëta 4/19°C
Zonat bregdetare 8/18°C