Mbahet takimi i koordinatorëve të prokurorive për veprat penale kundër integritetit seksual

Koordinatori përgjegjës për veprat penale kundër integritetit seksual, prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, ka mbajtur një takim me të gjithë koordinatorët e prokurorive të vendit.

Koordinimi i punës për trajtimin sa me efikas në të gjitha fazat e procedurës penale nëpër prokuroritë e vendit të veprave penale kundër integritetit seksual, ishte në fokus të diskutimeve të koordinatorëve.

Me këtë rast janë prezantuar edhe raportet nga ana e të gjithë koordinatorëve të prokurorive, raporte këto, që kanë të bëjnë me lëndët për vitin 2021 dhe nëntëmujorin e vitit 2022.

Në përmbyllje të takimit është theksuar domosdoshmëria e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, mbrojtësit e viktimave dhe qendrat për punë sociale, me qëllim të zbulimit të këtyre rasteve./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button