Mbahet takimi Kosovë-Serbi, ende s’ka zgjidhje përfundimtare për targat

Sot në Bruksel është mbajtur takimi i radhës në nivel ekspertësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave të veturave. Këtë e ka bërë të ditur emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai ka thënë se ekspertët e BE-së kanë ndihmuar dy delegacionet të identifikojnë opsionet ekzistuese dhe ndikimet teknike. Megjithatë, pavarësisht 6 takimeve ende nuk është arritur në një zgjidhje përfundimtare.
“Tani është koha për t’u angazhuar në gjetjen e gjuhës së përbashkët”, tha ai.


Zgjidhja për mbulesë të targave është zgjidhje kalimtare dhe pika e tretë parasheh gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme./21Media

Show More
Back to top button