​Mbante pushkë automatike, arrestohet 27 vjeçari

Stacioni Policor në Gjakovë në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si rezultat i informatave të pranuara nga rrugë operative dhe hetimore, ka arritur të identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin me inicialet N.K., banues në fshatin Bishtazhin mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas Policisë, pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë automatike AK47 me një karikator të cilën e posedonte në mënyrë të paautorizuar.
“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me vendimin e të cilit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button