I përkeqësohet gjendja shëndetësore, Trajkoviq dërgohet me autoambulancë në Serbi

Rada Trajkoviqit, këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është transportuar në Prokuple të Serbisë, bëri të ditur e bija e saj, përmes një postimi në Twitter.
“Mami sapo është transferuar me autoambulancë në Prokuple, pasi shëndeti i saj u përkeqësua papritur. Kontrollet treguan se ka shenja të hershme të pneumonisë”, thuhet në postimin në llogarinë në Twitter të Rada Trajkoviqit.


Trajkoviq më herët gjatë të premtes kishte njoftuar se autoritetet kufitare, për “11 orë” e kanë ndaluar që të hyjë në Serbi, duke mos i dhënë shpejgim, dhe duke ia konfiskuar dokumtetet.
Ajo fillimisht ishte ndaluar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, më 15 dhjetor, kur ka tentuar të hyjë në Kosovë, dhe sërish pasi ka tentuar të largohet nga ky shtet.

Back to top button