Mbappe: Më vjen keq që humba penaltinë, dështova t’i ndihmojë ekipit tim

 
Kylian Mbappe u bë emri më i diskutuar pas ndeshjes midis Francës e Zvicrës, ku Franca u diskualifikua, pasi ekipet vazhduan edhe në minutat shtesë, për shkak që rezultati gjatë lojës së rregullt ishte 3:3.
Ishte Mbappe ai që humbi penaltinë e pestë, duke i mundësuar Zvicrës epërsinë e ndeshjës për 5:4.
“Pikëllimi është i pamasë pas këtij eliminimi, nuk mundëm të arrijmë qëllimin tonë. Më vjen keq që humba penaltinë. Desha t’i ndihmojë ekipit tim, por dështova. Gjumi do të jetë shumë i vështirë për t’u bërë, por për fat të keq janë baticat dhe zbaticat e sportit që une e dua shumë. E di, përkrahësit tonë janë zhgënjyer, por gjithësesi i falënderojë të gjithë për përkrahjen dhe që gjithmonë këni besuar në ne. Gjëja më e rëndësishme është të ngritesh në këmbë edhe më i fortë. Urime dhe shumë fat për Zvicrën”, ka shkruar Mbappe./21Media

Back to top button