Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbappe merr shiritin e kapitenit te Franca

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe është emëruar kapiten i Francës për të pasuar Hugo Llorisin, raportojnë mediat franceze të hënën.

E përditshmja “L’Equipe” shkroi se Mbappe kishte pranuar shiritin e kapitenit pasi kishte folur me trajnerin Didier Deschamps.

Mbappe, 24 vjeç, ishte shpallur si një nga kandidatët kryesorë për rolin e kapitenit qëkur portieri Lloris u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në janar, disa javë pasi udhëhoqi Francën në finalen e Botërorit “Katari 2022”, ku u mposht nga Argjentina.

Mbappe ka 66 paraqitje për Francën dhe ka luajtur një rol kyç triumfin e francezëve në Botërorin e vitit 2018 që u mbajt në Rusi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button