Kamberi: Raporti i DASh-it potencoi diskriminimin etnik të shqiptarëve në Serbi

Departamenti i Shtetit në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022, ka potencuar diskriminimin etnik të shqiptarëve në sferat jetike.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi tha se në Raportin për Serbinë, në seksionin “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik”, raporti godet ashpër Serbinë për diskriminimin sistematik shtetërorë e institucional, që sipas tij, ndaj shqiptarëve të Luginës, po zbatohet ndër vite.

“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thekson Raporti i DASH”, ka shkruar Kamberi.

Sipas Kamberit, Raporti thotë se “aplikimi i këtij pigji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative”.

“Siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se “autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike,” përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb sikurse shefi i Shërbimit serb të intilegjencës (BIA) A. Vulin”, shkroi Kamberi.

Më tutje, sipas tij, raporti i DASh-it nënvizon edhe çështjen e nënpërfaqësimit të shqiptarëve në institucione publike e shtetërore, që sipas tij, është forma më e vrazhdë e diskriminimit dhe mosrespektimit të obligimeve ndaj shqiptar, që siç tha, Serbia i ka marrë me tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit shqiptarë në vitet 2001, 2009 dhe 2013.

Back to top button