Mbarëvajtja e zgjedhjeve në Klinë, Istog e Deçan

Nuk raportohet për parregullsi

Në komunën e Klinës nga nga 62 vendovitme kanë votuar 3 mijë 611 mijë votues apo 7.66 %

Ndërsa, në Komunen e Istogut kanë votuar 3 mijë e 575 apo 7.39 %, gazetari i RTV21 Robert Bojaj raporton se deri më tani nuk është evidentuar ndonjë parregullsi.

Ndërsa, gazetarja e RTV21 Gjylshahe Beqiraj nga komuna e Deçanit ka njoftuar se në shkollën e “Lidhja e Prizrenit” ku parashihet mbi 5 mijë votues deri në orën 07:00, shkruan rtv21.tv.

Menaxheri i kësaj qendre Selman Kuçi tha se duke filluar nga ora 7 çdo gjë ka qenë në rregull, dhe nga ora 11:00 kanë dalur 463 votues, kurse nga ora 13:00 kanë dalur në votime 1 mijë e 208 votues./21Media

Back to top button