Mbërrin në Rinas avioni i dytë me 95 afganë
Ka mbërritur në Rinas avioni i dytë me afganët që do të strehohen në Shqipëri.
Afganët u pritën nga ministrja e Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore.
Sot në orën 03:20, mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja që janë strehuar në Durrës. 121 afganët e parë erdhën me avion civil nga Tbilisi.
Shqipëria do të strehojë përkohësisht 4000 afganë deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.