Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre të plagosur në Prishtinë

Tre persona janë plagosur me armë zjarri sonte në rrugën “Muharrem Fejza” të lagjes “Mati 1”.
Kjo plagosje ka ndodhur si pasojë e një përleshjeje. Tre të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Lidhur me rastin Policia ka identifikuar një person të dyshuar, ndërsa kanë nisur hetimet për të ndriçuar rastin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button