Mbesa e Joe Biden do të martohet me partnerin e saj në Shtëpinë e Bardhë

Në shtëpinë e Bardhë këtë vjeshtë do të ketë një dasmë të madhe kjo pasi mbesa e Joe Biden, Naomi Biden do ta kurorëzoj dashurinë e saj me martesë.

Dasma është planifikuar të mbahet më 19 nëntor. Naomi është 28 vjeçare dhe është avokate, ndërsa i fejuari i saj Peter Neal është 24 vjeçar dhe studion në fakultetin juridik.

”Peter dhe unë i jemi pafundësisht mirënjohës gjyshërve të mi, për mundësinë për të festuar dasmën tonë në Shtëpinë e Bardhë. Mezi presim ta zyrtarizojmë angazhimin tonë ndaj njëri-tjetrit dhe për atë që na pret”, ka shkruar Naomi në ”Twitter”.

Naomi është vajza e Hunter Biden dhe Kathleen Buhle.

Michael LaRosa, sekretari i shtypit për zonjën e parë Jill Biden, tha se familja është ende në fazat e planifikimit të dasmës, duke shtuar se më shumë detaje do të bëhen të ditur muajt e ardhshëm.

Dasma e fundit në Shtëpinë e Bardhë ishte ajo e Pete Souza, fotografi zyrtar i Presidentit Barack Obama, me Patti Lease në Kopshtin e Rose në vitin 2013./21Media

Back to top button