Mbi 7 milionë ukrainas të zhvendosur brenda vendit për shkak të luftës
Më shumë se 7.1 milionë njerëz janë zhvendosur nga lufta në Ukrainë, sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të OKB-së.
Kjo është një rritje prej 10% në numrin e njerëzve të zhvendosur brenda vendit që nga raundi i parë i sondazhit më 16 mars, ka thënë IOM.
Ky numër është pjesë e më shumë se 10 milionë njerëzve që tani kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të pushtimit rus, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Më shumë se gjysma e familjeve të zhvendosura kanë fëmijë, 57% janë me anëtarë të moshuar të familjes dhe 30% kanë njerëz me sëmundje kronike, tregoi raporti i IOM.
Të ardhurat e familjeve të zhvendosura ranë ndjeshëm që nga fillimi i luftës, sipas raportit, me më shumë se një e treta e familjeve të zhvendosura që tregojnë se nuk kanë pasur të ardhura në muajin e fundit./21Media