Mbështetet lufta e Kosovës në parandalimin e ekstremizmit

Zëvendës- ndihmësi i Sekretarit të SHBA-ve, Alexander Arvizu ka mbështetur Kosovën në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim zëvendës- ndihmësin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Alexander Arvizu.

Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në projekte konkrete.

Ministri Hyseni e njoftoi mysafirin nga Amerika për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe vlerësoi se gjendja e përgjithshme është e mirë.

Në veçanti e njoftoi atë me të arriturat e Kosovës në luftimin e trafikimit me narkotikë dhe përdorimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Ai po ashtu e njoftoi për përpjekjet që po bëhen në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.

Ndërsa Arvizu mbështeti punën që po bëjnë institucionet e Republikë së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ofroi përkrahjen e SHBA-ve në projekte konkrete në mbështetje të Qeverisë së Kosovës.

Back to top button