Mbështetet zhvillimi i sektorit privat

Banka Evropiane dhe Kosova thellojnë zhvillimin e sektorit privat

Banka Evropiane për rikonstruktim dhe zhvillim (EBRD) dhe Qeveria e Kosovës kanë thelluar kooperimin e tyre për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas një memorandumi të mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe presidentit të EBRD, Suma Chakrabarti në Londër sot do të identifikohen fushat në të cilat veprimet e qeverisë dhe asistenca e EBRD-së mund të rezultojë me forcimin e zhvillimit të sektorit privat dhe do të ndihmojë në përmirësimin e dukshëm në klimën e investimeve.

Kreu i EBRD-së, Suma Chakrabarti, është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e memorandumit, i cili është një shprehje e partneritetit të thellë dhe të mirëbesueshëm dhe po ashtu përkushtimit për arritjen e suksesit ekonomik. “Ne duam të jemi pjesë e stories së suksesit të Kosovës”, ka thënë ai.

Banka, po ashtu, do të ndihmojë planin e qeverisë për të zhvilluar zonat e reja industriale përmes financimit dhe investimit në infrastrukturën e nevojshme.

Ndryshe, deri më tash, EBRD ka investuar mbi 220 milionë euro në 51 projekte në Kosovë. Banka është aktive në shumë sektorë të ekonomisë, ndërsa shumica e investimeve të bankës janë në sektorin privat./21Media

Back to top button