Mbështetja e opozitës për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Szunyog takon Abdixhikun
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vazhduar takimet me krerët opozitar ku sot ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Szunyog ka bërë të ditur se bashkë me Abdixhikun kanë folur për mbështetjen opozitare për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.
“Duke kontaktuar partitë opozitare, sot në mëngjes takova LumirAbdixhikun dhe kryesinë e LDK-së për të diskutuar nevojën e mbështetjes së tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” ka shkruar Szunyog në “Twitter”.
Reaching out to the opposition parties, this morning I met @LumirAbdixhiku and the #LDK leadership to discuss the need for their support for the immediate implementation of the Agreement on the path to normalisation between 🇽🇰#Kosovo & 🇷🇸#Serbia➡️ https://t.co/HX99PkG81R. pic.twitter.com/BNubQp2EB7
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 22, 2023