Mbetet jashtë Ligës së Kampionëve gjiganti i Serie A

 

Është zhvilluar sonte xhiroja e 38-të dhe e fundit e kampionatit italian Serie A nga ku edhe u përcaktuan tri skuadrat tjera, përveç Interit që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Atalanta, Juventusi, Milani dhe Napoli luftuan deri në sekondën e fundit të kampionatit për njërin nga këto pozita, përcjellë KosovaPress.

Barazimi 1-1 i Napolit ndaj Veronës dhe fitorja e Milan ndaj Atalanta me rezultat 2:0 ia mundësuan Juventusit sigurimin e pozitës së katërt pas fitores ndaj Bolonjës me rezultat 4-1.

Kështu skuadra që nuk merr pjesë në Ligën e Kampionëve do të jetë Napoli i Amir Rrahmanit që e përfundon kampionatin në vendin e pestë me 77 pikë.

Italia në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve do të përfaqësohet nga Interi, Milani, Atalanta dhe Juventusi.

Back to top button