Prishtina kampion, “Plisat” festojnë me fishekzjarr

 

Festa e grupit të tifozëve të Prishtinës “Plisat” është duke vazhduar edhe më tutje nëpër rrugët e Prishtinës.

Me rastin e festës së përbashkët me ekipin në sheshin “Nënë Tereza”, “Plisat” njoftuan se në orën 22:00 do të ketë një befasi.

Pikërisht në orën 22:00 qyteti i Prishtinës u mbulua me fishekzjarrë në të gjitha anët në mënyrë të organizuar.

Prishtina sivjet e riktheu titullin në kryeqytet pas 8 vjet pritjeje. Njëherësh ky është titulli i 11-ti në historinë e klubit.

Back to top button