Mbetjet mortore që u gjenden në Prizren dërgohen për ekzaminim

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se sot janë gjetur eshtra që dyshohen se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Sipas këtij komisioni mbetjet mortore u gjeten në hapësirën e varrezave të Prizrenit, përkatësisht në lagjen “Tusuz”.
“Rasti është trajtuar me prioritet dhe eshtrat e gjetura janë zhvarrosur nga ekspertët mjekoligjor në prezencë të hetuesve të Sektorit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejmë”, thuhet në njoftimin e këtij komisioni.
Bëhet e ditur se pas ekzaminimeve të nevojshme mjekoligjore do të ketë hollësi në lidhje me rastin, duke përfshirë edhe konfirmimin nëse mbetjet i përkasin viktimave të luftës së fundit në vend./21Media

Back to top button