Mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni nga 3 mijë e 513 teste të kryera janë regjistruar 1 mijë e 117 raste të reja me virusin korona. 575 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1.117) janë regjistruar 154 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.059 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima. Ndërkaq, nga MSH-ja njoftojnë se 8 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 03.02.-15.02.2022. janë regjistruar në raportin e sotëm për COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 290 mijë e 915 raste, prej të cilëve 273 mijë e 243 janë shëruar, kurse 8 mijë e 851 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 8 mijë e 821 raste aktive me koronavirus./TV21

Back to top button