Mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjashtë viktima dhe 1 mijë e 905 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Janë shëruar 710 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,809 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 823 raste të reja, 100 në Durrës, 77 në Elbasan, 74 në Vlorë, 70 në Gjirokastër, 68 në Shkodër, 56 në Fier, 53 në Kamëz, 45 në Sarandë, nga 38 qytetarë në Berat, Lushnje, 37 në Korçë, 36 në Mirditë, 30 në Lezhë, 29 në Krujë, nga 18 qytetarë në Cerrik, Pogradec, Mallakastër, nga 16 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 15 qytetarë në Dimal, Patos, nga 14 qytetarë në Divjakë, Kuçovë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Vorë, 12 në Tepelenë, 11 në Has, nga 10 qytetarë në Kukës, Dibër, Mat, Delvinë, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Belsh, Devoll, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Libohovë, Kolonjë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Himarë, Shijak, Kurbin, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Përmet, Dropull, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, 2 në Maliq, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Selenicë, Tropojë, Pukë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
 

Back to top button