Mbi 1 mijë raste të vjedhjeve në dy muajt e fundit!

1 mijë e 73 raste të vjedhjeve janë raportuar në Polici gjatë dy muajve të fundit në Kosovë. 569 raste të vjedhjeve kanë ndodhur në muajin korrik, ndërsa 504 në muajin gusht.
Këto të dhëna për rtv21.tv i ka bërë të ditura Policia, sipas së cilës, gjatë dy muajve të fundit gjithsej janë raportuar 663 raste të veprës penale “Vjedhje”, ndërsa 410 raste të “Vjedhjeve të rënda”.
Sipas të dhënave, gjatë korrikut, vepra penale “Vjedhje” kanë ndodhur 350, ndërsa “Vjedhje të rënda” 219.
Ndërsa, gjatë muajit gusht, vepra penale “Vjedhje” kanë ndodhur 313, ndërsa “Vjedhje të rënda” 191./21Media

 

Back to top button