Mbi 1 milion qytetarë janë regjistruar

Gjithsej 1.037.309 persona, 323.286 familje dhe 438.705 banesa janë regjistruar përfundimisht deri në ora 20:00 të ditës së djeshme, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut.
Mundësia për vetëregjistrim të personave jashtë vendit, nga ana tjetër, deri më tani e kanë përdorur – 193.370 persona.
Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe shtëpive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili filloi zyrtarisht më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator./TV21

Back to top button