Mbi 10 mijë raste të reja me Covid-19 brenda ditës në Francë

 

Franca ka raportuar një rritje rekorde ditore të rasteve me koronavirus.

Të shtunën autoritetet shëndetësore thanë se janë shënuar 10 mijë e 561 raste të reja, duke u rritur me më shumë se 1,000 nga shifrat e së premtes.

Raportohet se numri i njerëzve të pranuar në spital dhe kujdes intensiv gjithashtu po rritet, transmeton rtv21.tv.

Pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, Franca është një nga disa vendet evropiane që ka një rritje të rasteve të reja./21Media

Back to top button