Thaçi uroi vitin e ri shkollor, kërkoi që të respektohen rregullat e reja

 

Presidenti Hashim Thaçi sot ua uroi nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Ai përmes një postimi në facebook kërkoi që të respektohen rregullat e reja të shkollës.

“Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, duke iu kërkuar që t’i respektojnë rregullat e reja të shkollës dhe klasës që për qëllim kanë ruajtjen e shëndetit të tyre në këtë kohë pandemie, ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor”, shkroi Thaçi në facebook.

Ndërkohë, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj sot gjatë konferencës për media deklaroi se janë pastruar dhe dizenfektuar shkollat, si dhe janë vendosur udhëzues për sjellje ne shkollë në kohë pandemie, si dhe është organizuar hartuesi për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 me tre skenarë.

Nesër do të fillojë viti i ri shkollor 2020/2021 në vendin tonë./21Media

Back to top button