Mbi 10 mijë vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 10 mijë e 381 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.
Tutje në njoftimin bëhet e ditur se deri më sot 707 mijë e 296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
20 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë nga 2072 testime./21Media

Back to top button