Mbi 12 mijë pacientë me COVID-19 të shëruar në Kosovë

 

Në Kosovë sot janë regjistruar 61 raste pozitive me Covid-19, derisa janë shëruar 119 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste, ndërsa numri i të shëruarve është gjithsej 12.570.

Deri tani në Kosovë nga Covid-19 kanë humbur jetën gjithsej 613 persona. Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë të ditur se aktualisht janë 1 mijë e 880 raste aktive me koronavirus./21Media 

Back to top button