Mbi 12 mijë qytetarë dolën nga Kapshtica dhe Qafë-Thana në 3 ditët e para

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe që kaluan festat në Shqipëri tanimë i janë drejtuar shteteve ku janë rezidentë. Sipas të dhënave të Drejtorisë Kufitare, 12 mijë e647 qytetarë kalë dalë nga territori i Shqipërisë në 3 ditët e para të vitit nga Qafë Thana dhe Kapshtica.
Vetëm me datën 3 janar, nga pika kufitare e Kapshticës kanë dalë 3 mijë e 63 persona ndërsa kanë hyrë 1 mijë e 250 të tjerë.
Me dokumentet dhe testet anti-COVID në dorë, në Kapshticë qytetarët shprehen se po rikthehen në Greqi për t’iu drejtuar punëve të tyre.
“Kaluam mirë, u kënaqëm me njerëzit tanë. Shqipëria në përgjithësi mirë”.
Situatë krejt tjetër paraqitet në Kakavijë, ku numri i personave që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë është 3 herë me i lartë në krahasim me ata në dalje.
Sipas policisë kufitare, me datën 3 janar nga Kakavija kanë hyrë në Shqipëri 3 mijë e 166 persona dhe kanë dalë 1 mijë e 147 të tjerë.
Testi PRC i 72 orëve të fundit ose testi i shpejtë jo më shumë se 24 orë para udhëtimit janë kushte për të hyrë në Greqi, pavarësisht nëse udhëtari është i vaksinuar.
Greqia kërkon gjithashtu edhe formularin PLF, ndërsa këto rregulla zbatohen për të gjithë të rriturit dhe fëmijët plus 5 vjeç./oranews

Back to top button