Mbi 120 mijë persona aplikuan për tërheqjen e 10 përqindëshit

 

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës sonte ka informuar brenda 3 orëve e gjysmë kanë aplikuar mbi 120 mijë qytetarë për tërheqjen e 1o përqindëshit nga Trusti.

“Kemi paralajmëruar hapjen e aplikimeve sot në ora 15:00. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit ka ngritur dyshime për sigurinë e uebfaqes, duke llogaritur edhe fluksin tejet të lartë të aplikuesve. Për të parandaluar çfarëdo risku, vendosëm ta ndërrojmë adresën e shërbimit. Shumë shpejt kemi arritur që të gjejmë zgjidhje me një adresë të re, të cilën e kemi promovuar dhe ku aplikimi ka vazhduar me rreth gjysmë ore me vonesë. Ndërkohë, prej kalimit në adresën e re, i kemi mbi 120 mijë aplikime të përfunduara me sukses brenda tri orësh e gjysmë.”, ka informuar Trust.

Nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës kanë bërë të ditur se nuk kanë pretenduar se gjithçka mund të parashikohej, por, sipas tyre, veprimi i marrë sot kishte të vetmin qëllim: sigurinë e kontribuesve./21Media

Back to top button