Mbi 14 mijë e 200 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Situata me pandeminë COVID-19 është rënduar në Kosovë.
Vetëm gjatë ditës së enjte u regjistruan 2 mijë e 236 raste të reja, ndërsa 8 qytetarë humben jetën.
Si pasojë edhe rastet aktive kanë shënuar rritje të madhe.
Në total numri i rasteve aktive është 14 mijë e 249.
“Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546. Në total numri i rasteve aktive është 14.249”, thuhet në njoftimin e fundit të MSh-së.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 119 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644 mijë e 212 doza të vaksinës.
Deri më sot 221 mijë e 26 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button