Mbi 15 mijë persona u vaksinuan në 24 orët e fundit

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 880 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës. Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, bëhet e ditur në njoftimin e MSh-së.
Katër qytetarë të Kosovës kanë humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit. Kurse nga 3 mijë e 823 testime të kryera, janë konfirmuar 84 raste të reja./21Media

Back to top button