Mbi 150 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Edhe 152 raste të reja me koronavirus janë regjistruar këtë të enjte në Kosovë. Numri i rasteve të reja doli pas testimit të 5 mijë e 474 mostrave.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orëve të fundit nuk u regjistrua asnjë vdekje nga COVID-19.
Aktualisht janë 872 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 4 mijë e 120 doza të vaksinës.
Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 786 mijë e 859 persona./21Media

Back to top button