Mbi 160 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19

 
Procesi i vaksinimit me vaksinën antiCOVID-19 është duke vazhduar në Kosovë.
Deri më sot janë vaksinuar 160 mijë e 410 qytetarë, kurse me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 32 mijë e 975, kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Mbrëmë në Kosovë ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19 të Pfizer/BioNTech, nga kontrata e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Pfizer.
Pas ardhjes së këtij kontingjenti, Ministri i Arsimit, Arben Vitia ka paralajmëruar se kjo verë do të mbahet mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë.
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 170./21Media 

Back to top button