Mbi 161 mijë persona me COVID-19 që nga rastet e para

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2,989 persona si pasojë e COVD-19 nga 161,327 raste sa ishin gjithësej deri tash.
Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 157,996 persona janë shëruar. Kurse, raste aktive janë 342.
Sipas IKSHPK-së që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1,362,308 testime.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës. Deri më sot 780.024 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button