Mbi 161 mijë persona me COVID-19 që nga rastet e para
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2,989 persona si pasojë e COVD-19 nga 161,327 raste sa ishin gjithsejtë deri tash.
Kurse, raste aktive tani janë 342.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës. Deri më sot 780.024 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët nga mosha 12-vjeçare dhe mund të marrin vaksinën e AstraZenecas apo të Pfizerit.
Ndërkaq, që prej fillimit të dhjetorit, personat mbi 18 vjeç mund të marrin edhe dozat përforcuese dhe ato të treta të vaksinës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?