Mbi 18 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 18 mijë e 506.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar pesë raste të vdekjes, ndërsa nga 6 mijë e 767 testime, 1 mijë e 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në raportin e fundit të publikuar, bëhet e ditur se janë shëruar 3 mijë e 624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198 mijë e 645./21Media

Back to top button