Mbi 18 milionë persona të infektuar nga koronavirusi

 

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani ka shkuar në mbi 697 mijë e 222 njerëz.

Mbi 18.4 milionë persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 11.6 milionë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan rtv21.tv.

ShBA është vendi i cila ka më së shumti të prekur nga ky virus me 4 milionë e 862 mijë 174 raste dhe 158 mijë e 929 të vdekur. Pastaj, Brazili me 2 milionë e 751 mijë e 665 të infektuar, ku prej tyre kanë ndërruar jetë mbi 94 mijë. Pas Brazilit është India vendi i cili deri më tani ka raportuar 1 milion e 856 mijë e 754 raste me Covid-19 ku 38 mijë e 984 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.

Aktualisht, të infektuar me koronavirus vazhdojnë të jenë mbi 6 milionë persona. Ku prej tyre mbi 64 mijë janë në gjendje kritike.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 9 mijë e 49 raste, prej tyre 256 persona kanë vdekur dhe 4 mijë e 989 janë shëruar./21Media

Back to top button