Edhe sot mot me diell në Kosovë

 

Edhe sot në vendin tonë do të mbizotërojnë temperaturat e larta.

Temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-35 gradë celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe më pas nga verilindja me shpejtësi 1-18m/s.

Ndërsa, nga dita e mërkurë, paraqiten kushte të tjera meteorologjike. Kjo situatë vije si rezultat i masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat me vete bartin edhe sasi të mëdha të lagështisë.

I gjithë ky proces fizik rezulton me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të shoqërohen me stuhi lokale dhe në territore të kufizuara, ekzistojnë kushte për reshje breshëri.

Back to top button