Mbi 19.4 milionë persona të infektuar me Covid-19 në botë

 

 

Sipas Universitetit amerikan Johns Hopkins, ka arritur në mbi 19.4 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë, ndërsa mbi 722 mijë njerëz kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të prijnë me numrin më të madh të të infektuarve, me rreth 4.9 milionë, ndërsa të vdekur në këtë vend numërohen mbi 161 mijë njerëz.

Edhe në Evropë, është raportuar për rritje të rasteve të reja, me Spanjën dhe Britaninë e Madhe që kanë marrë masa të reja për të frenuar përhapjen.

Ekspertët  e sëmundjeve infektive në Gjermani kërkojnë që maska të bëhet e detyrueshme nëpër shkolla, përfshirë gjatë mësimit, teksa institucionet arsimore në vend po rihapen pas pushimeve verore./21Media

Back to top button