Mbi 19,000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

(Lajm i përditësuar)
Më shumë se 19,300 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmeteve të së hënës.
Duke dhënë një numër të përditësuar të vdekjeve të enjten pasdite, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se 16,170 njerëz kanë vdekur vetëm në vendin e tij.
Më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur në Siri.
Erdogani premton nga 530 dollarë ndihmë të menjëhershme financiare për të prekurit nga tërmeti
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të enjten ka premtuar që njerëzit e prekur nga tërmeti do të marrin një shifër ekuivalente prej 530 dollarë amerikanë për të “zbutur paksa problemin”, raporton agjencia AP.
Erdogan ka vizituar Gaziantepin, qyteti që ishte epiqendër e tërmetit, ndërsa ka thënë se shifra e të vdekurve në Turqi pritet të rritet. Aktualisht është mbi 16 mijë. Ndërkohë janë mbi 63 mijë të lënduar dhe gati 6500 ndërtesa të shkatërruara.
Mbi 17,000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan sot vizitoi zonën Gaziantep që u godit nga tërmeti.
Erdogan njoftoi se numri i viktimave nga tërmeti në Turqi ka shkruar mbi 14 mijë, kurse numri i të lënduarve është rritur në 63 mijë e 794.
Nga ana tjetër, Erdogan njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi në 10 provincat e prekura nga tërmeti pas votimit që do të mbahet sot në Kuvend.
“Sipas gjetjeve të fundit, numri i qytetarëve tanë që humbën jetën nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti arriti në 14 mijë e 14 në total. Numri i të plagosurve tanë është 63 mijë e 794 dhe siç e shihni pranë nesh, përpjekjet tona për largimin e mbeturinave vazhdojnë me përpjekje intensive. Numri i objekteve të shkatërruara u përcaktua në 6 mijë e 444. Në Gaziantep u shkatërruan 944 objekte, vdiqën 1415 qytetarë dhe u plagosën 10.395 qytetarë tanë. Edhe një herë dëshiroj t’u shpreh urimet më të mira qytetarëve tanë në të gjitha qytetet tona të prekura nga tërmeti. I uroj mëshirën e Zotit për vëllezërit e mi që humbën jetën, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, tha ai.
Në Siri janë raportuar mbi 2,900 viktima.

79 orë pasi tërmetet e fuqishme goditën Turqinë jugore, sot ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë një foshnjë dyvjeçare nga rrënojat e ndërtesës së shembur.
2-vjeçari i cili u shpëtua nga mbeturinat e tërmetit në provincën Hatay, u dërgua në spital pas ndihmës së parë në vendngjarje.
“Numri i njerëzve që vdiqën në tërmetet e fuqishme në Turqinë jugore ka kaluar 12,000”, tha një agjenci qeveritare herët të enjten.

Nëna dhe 2 fëmijët e saj u nxorën nga rrënojat në ditën e 4-të pas tërmetit
Pas tërmetit që shkaktoi shkatërrime në 10 provinca të Turqisë me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş, një shpëtim i mrekullueshëm ndodhi në orën e 78-të të tërmetit.
Në Pazarcık, një nënë dhe 2 fëmijët e saj u nxorrën nga rrënojat 4 ditë pas fatkeqësisë.
Oficeri i AFAD-it, Mahmut Beu, i cili shpëtoi familjen nga rrënojat tha se “Ishte dita më e mirë e jetës sime”.
“Mezi i mbijetova tërmetit. Tani nuk kam shtëpi”
Në provincën Hatay, Leyla Kurtderelin duke kujtuar momentin kur ra tërmeti, ajo na tha: “Në fillim dëgjova diçka që dukej si një ulërimë dhe nuk arrita të kuptoja se çfarë ishte.
“Papritur u ndjeva sikur po kërceja rreth dy metra lartësi. Mendova se do të zgjaste përgjithmonë. Papritur muret filluan të shpërthyen dhe u shembën mbi ne. Dera ishte e ngecur dhe nuk mund ta hapnim. Më duhej të zvarritesha si merimangë nëpër shtëpinë time. U deshën 45 minuta për të gjetur një rrugëdalje.”
Ish-blloku i saj i apartamenteve qëndron ende në këmbë, por është dëmtuar rëndë dhe Lejla nuk lejohet të kthehet brenda.
Përmes lotëve, ajo thotë se ka humbur shtëpinë dhe të gjitha pasuritë e saj. Ajo tani po qëndron me vajzën e saj.
Mbi 15 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.
Në Turqi, mbi 60,000 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 12,873 kanë humbur jetën, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive. Në Siri janë raportuar mbi 2,900 viktima.
Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?