Mbi 2.000 të vdekur nga një tërmet i fuqishëm në Marok

Numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm në Marok është rritur në më shumë se 2000.

Ministria e Brendshme thotë se më shumë se 1,400 njerëz kanë lëndime të rënda.

Nga frika e pasgoditjeve, shumë marokenë kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë duke fjetur në rrugë.

Epiqendra e tërmetit ishte në malet e Atlasit të Lartë; ka raportime për fshatra të tëra të rrafshuara në zona të thella, megjithëse informacionet vazhdojnë të dali.

Tërmeti 6.8 ballësh goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, Marakesh, më 8 shtator në orën 23:11,.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se më shumë se 300,000 njerëz ishin prekur nga lëkundjet e fuqishme në Marrakech dhe zonat përreth.

Që nga viti 2004, vendi nuk ka parë një fatkeqësi të ngjashme, kur një tërmet me magnitudë 6.3 goditi qytetin port të Al Hoceima, duke marrë rreth 630 jetë.

Tërmeti më i keq i kohëve moderne në Marok ishte në vitin 1960 pranë qytetit perëndimor të Agadirit, i cili vrau të paktën 12,000 njerëz./21Media 

Back to top button