Mbi 2.8 milionë euro për kompensimin e dëmëve në bujqësi

Mbi 2.8 milionë Euro është shuma e mjeteve të ndara për kompensimin e dëmeve për bujqit vendor të cilët pësuan nga fatkeqësitë natyrore në aktivitetin bujqësor të tyre.
Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës dhe ishte propozim i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të mbuloj 82% të dëmeve në bujqësi për 22 komuna të vendit të cilat raportuan në Komisionin për shqyrtimin e raporteve për dëmet që u janë shkaktuar në komunën përkatëse.
Kompensim të dëmeve në vlerë totale prej 2.826.464,05 Euro do të përfitojnë fermerët nga komuna e Deçanit, Drenasit, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Junikut, Kamenicës, Leposaviqit, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Novobërdës, Komuna e Obiliqit, Pejës, Podujevës, Prishtinës, Rahovecit, Shtimes, Skenderajt, e Vitisë dhe komuna e Vushtrrisë.
Ndahen 5.8 milionë euro për përballje me inflacionin
Qeveria e Kosovës, sot ndau 5.8 milionë euro si mbështetje për përballje me inflacionin.
Një pjesë e mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 euro, ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike.
Në mbledhjen e sotme, ekzektuvi themeloi edhe Këshillin shtetëror organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorin të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qeveria po ashtu procedojë në Kuvend dhënien e ivenstitorit strategjik kompanisë “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.
Qeveria ndan edhe 5. 4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike
Qeveria e Kosovës ka shtuar dhe edhe 5. 4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike. Ky vendim u mor në vendimin e së martës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se një gjë e tillë po bëhet për që tarifat të mos rritën në mënyrë të pakontrollueshme.
“Ky propozim vendim ka të bëjë me ndarjen në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë e që përbën hapin e radhës drejt përmbushjes së zotimit tonë për të ndarë 100 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike e që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme. Ndarja e radhës është në kuadër të ndarjes fillestare prej 60 milionë euro 5,4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm sipas modaliteteve nga Ministria e Ekonomisë”, tha Murati./21Media

Back to top button