Ndalohet një person, dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur

Një person i moshës madhore është ndaluar pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Lajmi për portalin rtv21.tv  e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ulaj tha se brenda afatit ligjor Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
“Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person (madhor), për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, sipas KPRK-së, si dhe brenda afatit ligjor, prokuroria do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Viktima në këtë rast është e mitur, andaj për shkak të procedurës për të mitur dhe ruajtjes së integritetit të hetimeve, nuk mund të japim informata të tjera lidhur me këtë çështje penale, përveç se në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ajo./21Media

Back to top button