Mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

2 mijë e 136 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të hënës.

Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 70 aksidente trafiku, ku 34 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 36 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu të hënën policia ka arrestuar 26 persona, 18 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button