Mbi 2 mijë e 400 vozitës procedohen administrativisht

2 mijë e 460 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht në Fier, ka informuar sot Policia e Shtetit.
1093 drejtues mjetesh, sipas Policisë, janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë, 159 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe 290 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit
Policia ka informuar se janë vendosur 311 masa administrative për parakalime të gabuara.
“Janë pezulluar 98 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 3 të tilla për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 31 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Si dhe janë vendosur 384 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.”, është bërë e ditur në njoftim.
Policia Rrugore Fier ka informuar se do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore./21Media

Back to top button