​Nga një muaj paraburgim për 25 persona të përfshirë në grupe kriminale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj ndaj 25 të pandehurve A.K, A.SH, A.H, B.L, D.L, F.S, F.GJ, G.A, G.H, G.SH, G.T, H.D, H.P, H.H, I.D, I.D, I.T, K.S, L.H, M.B, R.T, S.M, XH.H, XH.H dhe XH.L.
Të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale ”Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorpe dhe analoge e sanksionuar”, ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ”Marrja e ryshfetit”, ”Ushtrimi i ndikimit”, ”Kontrabandimi i mallrave”.
”Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër njëzet e pesë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatë.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Gjykata ka mbajtur seancën dëgjimore për edhe njëzet e pesë të pandehur të tjerë, ndërsa vendimi nga gjykata do të merret gjatë ditës së nesërme./21Media

Back to top button