Mbi 2 mijë persona të dënuar për mos-respektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës po vazhdon t’i shqiptojë gjoba qytetarëve që nuk po respektojnë ligjin për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Sipas raportit të fundit të Policisë vetëm dje janë dënuar 2 mijë e 238 qytetarë.

Që nga 30 gushti kur në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 25 mijë gjoba. Këtë e bëri të ditur këtë javë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, në magazinën BonBon të RTV21.
Nga 30 gushti në Kosovë është kthyer ora policore për të gjithë qytetarët që fillon prej orës 22:00 deri në ora 05:00. Me hyrjen në fuqi të masave të reja, edhe maska është bërë e detyrueshme gjithandej, përveç në tri raste: Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike dhe gjatë ngrënies apo pijes./21Media 

Back to top button